Tahiri: Përgjimet janë shumë serioze, dorëheqja e Qeverisë është më e pakta që mund të ndodhë

“Ne si AAK kërkojmë përgjegjësi nga kryeministri që të në na jap sqarime për këto përgjime", ka thënë deputeti Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se përgjimet publikuara në media për një komunikim ndërmjet ish-deputetit të Listës serbe, Igor Simiqin me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, janë shumë serioze.

Në një konferencë për medie, Tahiri ka thënë së në lidhje më këtë situatë dorëheqja e Qeverisë është më e pakta që mund të bëhet.

“Përgjimet e sotme janë shumë serioze, jo se është publikuar kjo bisedë por sepse aty shpërfaqet një marrëveshje që ka qenë marrëveshje nga dita e parë e kësaj qeverie. E dyta ajo që duhet fillimisht t trajtojmë serioz është se temat që janë diskutuar në këtë takim janë të interesit shtetërore dhe shkeljet janë flagrante si në aspektin e ligjit dhe moralit”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri shtoi se do të kërkojnë sqarime nga shefi i ekzekutivit, pasi e konsiderojnë të rëndë koordinimin e VV-së me Listës serbe për veteranët.

“Ne si AAK kërkojmë përgjegjësi nga kryeministri që të në na jap sqarime për këto përgjime. Ju e dini që aspekti i rrymës është tema më korruptive, e dyta për AAK është e pa imagjinueshme që në një takim të tillë të diskutohet koordinimi për veteranët. Shihet shumë qartë që ky relacion ka qenë sekret në mesë dy subjekteve politike, ndërsa është trumbetuar se nuk ka koalicion ndërmjet VV dhe Listës serbe. A jeni duke e parë që në këtë qeveri nuk ka moral politike, akuzat që janë drejtuar ndaj subjekteve politike kanë qenë goditje e ulëte. Dorëheqja është më e pakta që duhet të ndodhë, kjo tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika