Tahiri përplaset me Zybën për kutinë e votimit

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për të dytën herë, kësaj herë shkas u bënë deputetët e opozitës të cilët e pamundësuan një gjë të tillë. Njëjtë, sikurse deputeti i LDK-së Armend Zemaj, edhe ai i PDK-së Abelard Tahiri, e ka marrë kutinë e votimit për t’ia pamundësuar pozitës të votojnë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur përsëri në kuvend, por kësaj here për kutinë e votimit në të cilën do të vendoseshin votat e deputetëve për zgjedhjen e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi herën e parë kutinë e largoi nga foltorja Armend Zemaj i LDK-së, kësaj here Abelard Tahiri u konfrontua me deputetin e VV-së Salih Zyba.

Tahiri e mori kutinë dhe e hodhi në dysheme, duke tentuar kështu t’ia pamundësojë deputetëve të pozitës votimin.

Deputetët e opozitës, të enjten e pese majit, gjatë seancës plenare kanë filluar që me goditje të tavolinave, e fishkëllima të krijojnë zhurmë me qëllim që t’i pamundësojnë punimet e Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për mosthemelimin e komisionit hetimor për energji.

Për qetësuar situatën kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thirrur një mbledhje me shefat e grupeve parlamentare

Seanca është shtyrë për së dyti herë, tash deri në orën 14:00.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika