Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të vendit duhet të bëhet përmes një konsensusi të gjerë politik ndërmjet partive kryesore në Kosovë.

Në Debat Plus, Tahiri ka vlerësuar se subjektet opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, po tregojnë qasje konstruktive sa i përket temës së presidentit.

Ai ka theksuar se presidenti nuk duhet të zgjidhet përmes një emri të imponuar, por pas një diskutimi serioz dhe marrëveshjeje politike ndërmjet akterëve relevantë.

Sipas tij, ky proces kërkon uljen e të gjitha palëve në Kuvend dhe arritjen e një marrëveshjeje që siguron të paktën 80 vota.

“Çka po shohim të tema e presidentit? Po shohim që subjektet opozitare kanë qasje konstruktive, edhe PDK-ja edhe LDK edhe Aleanca. Tash, presidenti nuk duhet me u zgjedh, një emër, me propozu një emër. Sigurisht që duhet një diskutim serioz, i akterëve, i partive politike. Është në dorën e Albin Kurtit, për shkak se e ka edhe përgjegjësinë edhe fuqinë me të madhe politike…

PDK-ja është e interesuar që fuqinë e vet politike ta përdor që të ketë stabilitet. Por, PDK-ja nuk i nënshtrohet LVV-së, në asnjë formë. Nënkupton që për tu zgjedhur presidenti duhet me pas konsensus, duhet patjetër të arrihet marrëveshje politike, që të jenë 80 veta ulur në Kuvendin e Kosovës. Edhe me qenë votat për president”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika