Tahiri: Presidenti i dërgon të fala protestuesve nga Haga

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas udhëtimit të tij drejt Hagës, ku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.

Tahiri ka thënë se ky udhëtim ishte ndryshe nga të tjerët gjatë gjashtë viteve të fundit, duke treguar se është mërzitur pas takimit me Presidentin pas vendimit.

“Ky është një tjetër rrugëtim drejt Hagës, pas kaq shumë udhëtimesh gjatë këtyre gjashtë viteve. Por kësaj here ishte ndryshe. U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë”, ka shkruar Tahiri.

Megjithatë, ai ka thënë se Presidenti ishte i qetë dhe i sigurt se drejtësia do të triumfojë në shkallën e apelit.

“E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt. Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi”, ka shkruar ai.

Tahiri ka bërë të ditur se ish-kreu i UÇK-së u ka dërguar përshëndetje qytetarëve që po protestojnë në sheshin e Prishtinës kundër vendimit të Dhomave të Specializuara.

“Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”, ka shkruar Tahiri.

Në fund, ai ka falënderuar qytetarët për qëndresën dhe solidaritetin.

“Faleminderit për qëndresën, për solidaritetin dhe për zërin tuaj që nuk u shua. Drejtësi për çlirimtarët!”, ka përfunduar Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika