Tahiri pritet me entuziazëm të madh në Kaçanik (Video)

Abelard Tahiri, kandidati me numër 110, u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Kaçanikut, duke dëshmuar edhe një herë mbështetjen dhe simpatinë që ai gëzon në mbarë Kosovën.

Tahiri ka qenë shef i Grupit Parlamentar në dy legjislaturat e fundit dhe njihet si një nga deputetët më aktivë të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht në mbrojtje të Kushtetutës, ligjshmërisë dhe rendit demokratik.

Angazhimi i tij i vazhdueshëm parlamentar e ka kthyer në një zë të fuqishëm institucional dhe përfaqësues serioz të qytetarëve.

Ai po vlerësohet gjerësisht edhe për një gjest politik domethënës: heqjen dorë nga numri 10, që e kishte në dy zgjedhjet e fundit, për të dalë i fundit në listë dhe për t’u hapur rrugë kandidatëve të rinj.

Ky veprim po shihet si shembull përgjegjësie politike, solidariteti dhe besimi në brezin e ri.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika