Tahiri: Procesi i zgjedhjes së presidentit po manipulohet, AAK nuk bëhet pjesë e “spektaklit politik”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar zhvillimet politike rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke i cilësuar ato si manipulim të opinionit publik dhe devijim nga praktikat demokratike.

Në një konferencë për media, Tahiri tha se AAK nuk do të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, “shkatërrimit të rendit kushtetues” dhe një procesi që nuk përfaqëson demokraci të mirëfilltë, por një spektakël politik që po zgjat prej muajsh.

Dhe ne nuk do të bëhemi pjesë e një shkatërrimi të rendit kushtetues, e një spektakli publik me politikë, i cili po zgjat tash e katër muaj rresht. Pra, jemi këtu, në Kuvend, në zyrat tona, duke e përcjellë me shqetësim të madh, por në të njëjtën kohë edhe me përgjegjshmëri politike si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi i cili veç emrin ‘demokraci’ dhe ‘zgjedhje të Presidentit’ nuk e ka. Emrin e ka manipulim politik i opinionit publik.

Ne nuk duam që të jemi pjesë e krejt këtij komploti që po i bëhet shtetit. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment. Po të kishte dashur Albin Kurti me zgjedh president, ai do t’ia kishte dhënë mundësinë për diskutim kandidatit të opozitës, se nuk i ka numrat. Pra, po flet për numra, po ai nuk i ka tetëdhjetë vota.

Dhe duke mos i pasur këto tetëdhjetë vota, emrat duhet me ardhë prej opozitës, emrat duhet me u diskutu, dhe emrat e kandidatëve dhe kandidatit nuk duhet me u marrë vesh prej zgjedhjes, prej mediave, po vjen prej një burimi serioz, të një diskutimi të sinqertë, në rrethana shumë të vështira në të cilat po kalon vendi.

Lëre poshtë për nënshkrimin… Që ku është zyra, që ku është Lidhja Demokratike e Kosovës, që ku është Lëvizja Vetëvendosje. Qysh flet një Kryeministër, dikush që don me i dhënë një zgjidhje Kosovës, përmes mediave që janë poshtë e nuk ngjitet një kat më nalt me gjetë formën e komunikimit politik”, ka thënë Tahiri.

Ai theksoi se AAK nuk ka qenë e përfshirë në asnjë diskutim për procesin, por mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive shtetërore dhe votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare kur është e nevojshme.

“Kjo nuk është asgjë tjetër, vetëm një tendencë me kçyr me i gjuajt fajet herë në njërën anë, herë në anën tjetër. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka qenë e ftuar në asnjë diskutim. Por në asnjë moment dhe në asnjë situatë nuk i ka ikë vetes nga përgjegjësia për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare, për çdo argument politik. Dhe ne, në këto rrethana, qëndrojmë këtu, në vendin tonë, në besimin tonë, si një parti serioze, shtetformuese”, ka shtuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika