Tahiri: Programi legjislativ i kësaj qeverie, dështimi më i madh në historinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar siç ka thënë mospërmbushjen e agjendës legjislative nga qeveria Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri ka thënë se agjenda legjislative e qeverisë aktuale është dështimi më i madh i saj.

Tahiri ka prezantuar një dokument për të cilin ka thënë se është letërnjoftimi i secilës qeveri, dhe se ky dokument është dështimi i kësaj qeverie.

Teksa ka shtuar se asnjë ligj që lidhet me politikat e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje “Krejt dhe Drejt” nuk është përfunduar.

“Kjo qeveri është fshehur që tri vite e gjysmë pas asaj se kam pengesa në zbatimin e programit qeverisë. Çfarë pengese ka nga opozita kjo qeveri për të zbatuar planprogramin e vet? Pra kush i pengon. Në letërnjoftimin e kësaj qeverie për vitin 2024 asnjë ligj i cili lidhet me politikat e programit “Krejt dhe Drejt” nuk është përfunduar”, ka thënë Tahiri në konferencën për media.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri në periudhën Janar-Qershor 2024 janë paraparë 54 ligje, prej tyre ligje të miratuara i kemi vetëm gjashtë.

“Projektligje të miratuar në leximin e parë 3, projektligje të proceduara në Kuvend një, dhe Projektligje që nuk kanë nisur procedurën janë 44. Këto të dhëna tregojnë për një normë të mashtrimit përmes dokumenteve. Është mashtrim me letra”, është shprehur Tahiri në konferencën për media.

Ai e ka quajtur këtë “normë të mashtrimit përmes dokumenteve”.

“Të gjitha këto të dhëna tregojnë për një normë e cila në historinë e vet politikë dher qevberisëse mbahet mend si ‘Normë e mashtrimit përmes dokumenteve’, pra ky është mashtrim me letra”… Tash e tri vjet e gjysmë e presim ligjin për sigurime shëndetësore. Ka pasur të vijë më 28 qershor, nuk ka ardhur. A është kjo Qeveri që fliste për banim social? Ja projektligji për banim social nuk ka ardhur (në Kuvend). Asgjë s’ka bërë qe tre vjet e gjysmë. Besimi i qytetarëve është tradhtuar”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika