Tahiri: Qeveria deshi t’i ndëshkojë zyrtarët shtetërorë përmes Ligjit të Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin e Pagave, Qeveria e Kosovës ka dashur t'i ndëshkojë një numër zyrtarësh shtetërorë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin e Pagave, Qeveria e Kosovës ka dashur t’i ndëshkojë një numër zyrtarësh shtetërorë, që, sipas saj, ishin të privilegjuar.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri ligjet i sheh si mundësi për përjashtim, partizim dhe ndëshkim.

“Me ligjin e pagave qeveria deshi t’i ndëshkoj një numër zyrtarësh shtetëror që sipas saj ishin të privilegjuar. Te ligjet kjo qeveri në vend të mundësive për përfshirje dhe zhvillim, sheh mundësi për përjashtim, partizim dhe ndëshkim! STOP!”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, të martën e 26 dhjetorit (dje), Gjykata Kushtetuese e ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërinë e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Kështu, Kushtetuesja ka rrëzuar disa nga nenet e këtij ligji.

Lexo dhe: Kushtetuesja rrëzon pjesërisht Ligjin e Pagave

Më tej, Kushtetuesja i ka kërkuar Kuvendit që brenda 6 muajve, nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi, t’i ndryshojë nenet e Ligjit, të cilat janë shpallur antikushtetuese.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika