Tahiri: Rreziku potencial është që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se rreziku potencial i Kosovës është që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë, duke e paraqitur si një palë jokonstruktive dhe që bën telashe

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ekziston rreziku që Serbia ta mbajë Kosovën të bllokuar, duke e paraqitur si palë që bën probleme.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë se AAK-ja nuk ka informacion për takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do ta zhvillojnë në Bruksel.

“Ne mendojmë që koha kur takimet kanë ndodhur për një fotografi duhet të kalojë. Marrëveshja duhet të ndodhë sa më shpejt që është e mundshme. Njëherë e përgjithmonë me i dhanë fund kësaj teme. Marrëveshja është finale, është marrëveshje kontraktuale dhe është marrëveshje që i hap rrugën Kosovës në rrugëtimin e qëndrueshëm të saj drejt NATO-s. Rreziku potencial i Kosovës është që Serbia të vazhdojë të mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë, duke e paraqitur si një palë jokonstruktive dhe që bën telashe”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se AAK ka kërkuar një debat parlamentar për punën e qeverisë për këto dy vjet qeverisje.

“10 pika të propozuara nga AAK: 2 vjet kanë qenë vitet më të vështira për sektorin privat dhe ekonominë e Kosovës. Ekonomia dhe punësimi kanë qenë zero. Një plagë që po ritkhehet në Kosovë, ajo e migrimit, e ikjes së qytetarëve për një vend pune të zakonshëm dhe ikja e profesionistëve, në Rezolutë do të kërkojmë të ketë në një plan me një strategji të shpejtë se si të ndalet ikja, që momentalisht është rreziku dhe kërcënimi i dytë më i madh për Kosovën. Çështja e tretë lidhet me administratën e shtetit”.

“Tjetra lidhet me pagën minimale në sektorin privat. Ka pasur tentativë e cila është ndalur dhe më nuk ka asnjë iniciativë që të rritet paga minimale në sektorin minimal. Çështja tjetër lidhet me sigurinë. Ushtarët e FSK-së po e lëshojnë FSK-në dhe njëkohësisht aplikimi për FSK është i ulët. Tjetra lidhet me energjinë që lidhet edhe me ekonominë dhe siguri. Një vend që është më i pasuri me thëngjill është më i varfëri me kapacitete energjetike”.

Po ashtu, sipas Tahirit, janë edhe tri tema sektoriale për të cilat do të duhet të diskutohet.

“Shëndetësinë që lidhet kryesisht me QKUK që është në gjendje të rëndë, tjetra lidhet me arsimin, dhe e fundit janë skemat sociale. E fundit lidhet me dialogun dhe marrëveshjen për planin franko-gjerman. Kosova duhet të vazhdojë të japë një zgjidhje kësaj teme, e cila siç dihet nga tema e fundit në planin qeverisë, është tema e parë me të cilën po ballafaqohen”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika