Tahiri: Serbia gjithnjë ka kërkuar skenarë për ndarje të veriut nga Kosova

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se "nuk është e rastësishme që Vuçiq sot i bëri thirrje ShBA-ve dhe NATO-s të ndërhyjnë në veri, për ta qetësuar situatën"

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri





Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Sipas Tahirit, Serbia gjithmonë ka qenë në kërkim të skenarëve për ndarje të veriut nga Kosova. Ajo shtoi se këtë pretekst “e ka shfaqur indirekt edhe në dialogun e Brukselit”.

“Sa isha kryenegociatore për shtatë vite nuk e lejova asnjëherë, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe'”, ka thënë Tahiri.

Ish-kryenegociatorja për dialog ka shtuar “se nuk është e rastësishme që Vuçiq, sot, i bëri thirrje ShBA-ve dhe NATO-s të ndërhyjnë në veri për ta qetësuar situatën”.

“Prandaj, Qeveria e Kosovës, por edhe i gjithë spektri politik, pozitë dhe opozitë, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare, për të mos lejuar skenarë që mund të destabilizojnë situatën dhe të çojnë ujë në mullirin e Vuçiqit!”, ka theksuar Tahiri.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika