Tahiri: Shkollat nuk janë mbyllur as në vitet e 90-ta, Kurti e ka bllokuar dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se fajtor për grevat në arsim është Qeveria e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në debatin parlamentar për grevat, ka thënë se ato do të mund të parandaloheshin, nëse do të kishte vullnet Qeveria e Kosovës.

Tahiri tha se shkollat e Kosovës nuk janë mbyllur as në vitet e 90-ta, kur vendi ishte nën okupimin serb dhe se nuk do duhej të mbylleshin as tash.

“Një kuvend i hapur dhe shkollat e mbyllura, nuk është fotografia që e duam për Republikën tonë. Sepse një pamje të tillë do të duheshim ta kishim fuqinë ta parandalonim. Sepse shkollat nuk janë mbyllur as atëherë kur ky kuvend është mbyllur dhunshëm gjatë viteve të 90-ta”, ka thënë ai.

“Dallimi është se atëherë shkollat nuk janë mbyllur, sepse mësimdhënësit dhe qytetarët i ka mbajtur vullneti për shtet, e sot shtet kemi dhe është e papranueshme që të mbyllen shkollat”, ka vijuar ai.

Tahiri tha se dy palët e përfshira, sindikatat dhe qeveria nuk preken drejtpërdrejt nga greva në arsim, por fëmijët dhe prindërit po.

Ai ka thënë se dëmet që shkakton kjo grevë janë të mëdha.

“Këtu ka dy palë sindikatat dhe qeveria, realisht asnjëra nuk preket drejtpërdrejt nga mbyllja e shkollave, por fëmijët po, prindërit po dhe e ardhmja po. Nuk mund të mos e vë theksin te dëmet që po i shkakton greva te fillestarët tanë, fatmirërsisht kemi ende një numër të madh fillestarësh që janë e ardhmja për vendin. Por, për të qenë e ardhmja, ne duhet të krijojmë kushte për ta, dhe pa dyshim që edukimi është një prej kryesorëve”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri foli edhe për cilësinë në arsim, ai tha se edhe sindikatat duhet të marrin përgjegjësi për cilësinë, por patjetër sipas tij qeveria duhet t’i trajtojë me dinjitet.

“Është e nevojshme të flasim për cilësinë në arsim, besoj se duhet ballafaquar edhe mësimdhënësit me hisen e tyre të përgjegjësisë në cilësinë e arsimit. Por a duhet të trajtohen me dinjitet, nuk besoj se kemi dinjitet”, ka thënë Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se Qeveria e Kosovës, po i lufton sindikatat në vend së t’i plotësojnë kërkesat, sipas tij, legjitime të tyre.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika