Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike

Besnik Tahiri nga Aleanca  ka thënë se situata pas 16 shtatorit është më serioze sesa po diskutohet, duke theksuar nevojën për vullnet politik dhe bashkëpunim institucional.

Duke folur në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Tahiri tha se qëndrimi i Aleancës ka qenë i qartë dhe se janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë nismë.

“Situata mas 16 shtatorit është shumë më serioze sesa që është duke u diskutuar. Qëndrimi i Aleancës ishte i prerë që Aleanca është e gatshme të kontribuojë në këtë nismë. Pashe draftligjin. Janë disa hapa, nëse ka vullnet politik, prej shumicës parlamentare duhet të ndërmerren”, tha Tahiri.

Ai theksoi se aktualisht Kuvendi nuk është funksional dhe se për miratimin e ligjeve nevojitet funksionalizimi i komisioneve parlamentare.

“Parlamenti nuk është funksional. Komisionet nuk janë të përhershme. Ligjet trajtohen në komisione. Në procedurë, Qeveria mundet më herët me u përgjigj”, u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se duhet të punohet në dy fronte, duke përmendur diplomacinë parlamentare dhe angazhimin në Kuvend.

“Duhet të lihen inatet politike dhe duhet të punohet në dy fronte. Fronti i parë është diplomacia parlamentare në Kuvend, që duhet të ishte shumë aktive në këtë temë”, tha ai.

Ai foli edhe për përpjekjet e Aleancës për të siguruar nënshkrimet e nevojshme për nismën, duke thënë se pas 16 shtatorit nuk i kanë marrë ato.

“Ne kemi kërkuar, kemi pasur lëndën tonë, kemi pasur me i marrë dy nënshkrime dhe pas 16 shtatorit nuk na u dhanë nënshkrimet. PDK në moment të fundit tha që duam me iu qas situatës reale. Krejt çka po ndodh është se kush kujt fajin po ia lë”, deklaroi Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika