Tahiri: Sulmet e militantëve të pushtetit ndaj Musliut janë të patolerueshme

“Mentaliteti që qeverisë aktualisht me Kosovën, e ka degraduar traditën e mirëfilltë politike, pikërisht duke nxitur e mësyrë fushata të linçimit e fyerjes, ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohet narracionit të pushtetit. Kjo frymë është anti-demokratike, anti-shtetërore dhe anti-kombëtare. Nuk është sakrifikuar për këtë vend, që t’iu mbyllet goja deputetëve të zgjedhur. Nuk do ta lejojmë kurrë që ky vend të bëhet i tillë, ku një pushtet instrumentalizon militantë për të ofenduar e kërcënuar deputetë që i ka mandatuar qytetari”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sulmet e linçimet nga militantët e pushteti ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, “jo vetëm që janë të pa tolerueshme, por nuk i takojnë asgjëje me çka historikisht populli ynë ka shfaqur karakterin e vet”.

Sipas tij, mentaliteti që qeverisë aktualisht me Kosovës e ka degraduar traditën e mirëfilltë politike.

“Mentaliteti që qeverisë aktualisht me Kosovën, e ka degraduar traditën e mirëfilltë politike, pikërisht duke nxitur e mësyrë fushata të linçimit e fyerjes, ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohet narracionit të pushtetit. Kjo frymë është anti-demokratike, anti-shtetërore dhe anti-kombëtare. Nuk është sakrifikuar për këtë vend, që t’iu mbyllet goja deputetëve të zgjedhur. Nuk do ta lejojmë kurrë që ky vend të bëhet i tillë, ku një pushtet instrumentalizon militantë për të ofenduar e kërcënuar deputetë që i ka mandatuar qytetari”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Si Grup Parlamentar i PDK-së, ne qëndrojmë në mbrojtje të vlerave të demokracisë dhe në mbrojtje të koleges sonë, si dhe kërkojmë distancimin urgjent të Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo gjuhë e paprecedent e urrejtës që po ushtrohet ndaj deputetes Musliu.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika