Tahiri thirrje Kurtit: Mos i përçaj komunat, takohu me grevistët

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos krijojë përçarje në mes komunave. Ai ka thënë se Kurti duhet të takohet me grevistët të cilët po presin për dialog social

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, që të mos krijojë përçarje.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se kreu i ekzekutivit po krijon përçarje mes komunave, teksa po i viziton komunat të cilat udhëhiqen nga partia në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje).

Ky reagim i deputetit të AAK-së, vjen pas vizitës së kryeministrit në komunës së Podujevës. Gjatë kësaj vizite, Kurti ka parë nga afër procesin e shpërndarjes së librave për nxënësit e klasës së parë.

Ai ka kërkuar nga i pari i qeverisë që t’i takojë grevistët, të cilët siç thotë Tahiri po presin për dialog.

“Mos përçaj! Sot, Kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit. Sindikalistët po presin takim e dialog social”, ka shkruar ai.

Ndryshe, të dielën e katër shtatorit, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimës, Qemajl Aliu, kanë bërë thirrje për ndalimin e grevës dhe nisjen e vitit të ri shkollor, i cili ishte paraparë të fillojë më një shtator.

Katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë kërkuar nga mësimdhënësit që të ndalojnë grevën dhe të fillojnë procesin mësimor.

Ata, në një konferencë të përbashkët për media, kanë bërë apel te prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

“Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

“Nga kjo konferencë ne u bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam te mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit, thuhet se Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, “ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karshi inflacionit”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika