Tahiri thotë se Kurti është “kontradiktor” për presidentin: Komplet dramë dhe tallje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, qëndrime kontradiktore dhe mungesë konsistence në raport me çështjen e presidentit.

Në Debat Plus, Tahiri tha se Kurti ka ndryshuar vazhdimisht qëndrimet e tij, duke rikujtuar deklaratat e mëhershme kur kishte refuzuar bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës pa një numër të caktuar deputetësh.

“Është cikël i dramave të tij. A thoshte nuk hi në sallë me 81/2 deputetë, me LDK-në. Tash a po tenton të ofrojë zgjidhje me LDK-në. Po flas, kur thoshte nuk shkoj me 81/2, më vyen 86/7. Ka kontradiktë, në çka ka thënë më herët dhe çka ka thënë tash. A thoshte që kryetari i Kuvendit u krye, qeveria u kry, tash flasim për president… tash, nuk po flet për presidentin, po flet për kryetarin e Kuvendit, po flet edhe për qeverinë. Pra dy tema që ka mund t’i diskutojë me 5 janar, 20 janar, 10 shkurt. Janë dy çështje që është dashur t’i diskutojë paraprakisht.

LDK-ja por edhe PDK-ja ka qenë e hapur, ka ofruar marrëveshje gjithëpërfshirëse, ka ofruar vullnet. Nuk ka pas vullnet prej forcës kryesore politike. Që ka mund edhe Qeverinë dhe Kuvendin, përkatësish kryetarin e Kuvendit, t’i konstituojë pa neve, ka vazhduar tutje. Kur jemi ardhur të çështja e presidentit, ne i kemi pasur shumë publike qëndrimet tona. Dhe tash a po pajtohemi që kemi bërë mirë që nuk jemi ngut me fol për emra. Çka po thotë, le të ma gjen opozita një emër që i ka më shumë se 318 mijë vota, qysh i ka Glauk Konjufca. Komplet është dramë, komplet është tallje”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika