Tahiri: Vetëm një Qeveri e paaftë mund ta sjellë FSK-në në këtë situatë
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për ushtrinë. Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se vetëm një qeveri e paaftë ka mundur ta sjellë situatën […]
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për ushtrinë.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se vetëm një qeveri e paaftë ka mundur ta sjellë situatën deri këtu.
“Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente”, ka shkruar Tahiri.
Në Kuvendin e Kosovës këtë të hënë do të diskutohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhja urgjente e problemit të furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me një propozim-rezolutë që obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të marrin masa të menjëhershme.















