Tahiri: Vetëvendosja më s’do të arrijë ta krijojë qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë ta krijojë qeverinë, pasi sipas tij, atë do ta krijojë opozita

Abelard Tahiri, PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe, sipas tij, qeverinë e ardhshme do ta krijojë opozita.

Ai ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për çështjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Jemi jashtëzakonisht të gatshëm dhe jemi të bindur se në këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë të krijojë qeverinë dhe qeverinë do ta krijojë opozita”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se Grupi Parlamentar i PDK-së me mbështetjen e 40 deputetëve kanë ftuar një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çmimin e energjisë elektrike.

Tahiri ka thënë se i ka propozuar Kuvendit një rezolutë që të kërkohet ulja e çmimit.

“Me mbështetjen e 40 deputetëve nga partitë tjera opozitare, si Grup Parlamentar i PDK-së kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Konsiderojmë se sot nuk ka gjë më të rëndësishme që sesioni parlamentar mund të fillojë sesa me diskutimin për çmimin e energjisë”, ka deklaruar Tahiri.

“300 milionë euro nuk janë shfrytëzuar nga qytetarët, pikërisht për shkak të kësaj qeverie. Konsiderojmë që sa më herët të shkojmë në zgjedhje, përfitues do të jenë qytetarët e vendit tonë…Kur flasim për sondazhe, ju e dini që pikërisht kanë qenë të njëjtit, komplet opozitën e kanë nxjerrë me 3-4 komuna. Ju e dini që partitë opozitare i ka 2/3-at e komunave. Konsiderojmë që ne nuk i marrim për bazë fare sondazhet e tilla. Ne sot shohim pakënaqësinë e qytetarëve, e shohim tendencën për largim nga vendi”, ka theksuar tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë të mos i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika