Tajlanda jugore goditet nga dhjetëra sulme të koordinuara me zjarrvënie

Më shumë se 50 sulme të koordinuara me zjarrvënie dhe mjete ndezëse, të cilat synonin “krijimin e trazirave”, janë kryer në jugun e Tajlandës, një zonë e goditur prej vitesh nga kryengritja, ka bërë të ditur ushtria tajlandeze.

Dy persona janë plagosur, ndërsa ndër objektivat që janë djegur ishin një ndërtesë e administratës lokale, një dyqan dhe një automjet i vjedhur.

Incidentet kanë ndodhur në provincat jugore kufitare të vendit, nga ora 20:00 sipas kohës lokale, deri në mesnatën e së shtunës, ka bërë të ditur përmes një deklarate, Komanda e Operacioneve të Sigurisë së Brendshme të ushtrisë.

Shumica e sulmeve janë raportuar në provincën Narathiëat, ndërsa të tjera kanë ndodhur në provincat fqinje Yala dhe Pattani.

Sipas Bangkok Post, dy gra janë plagosur kur një bombë ka shpërthyer në distriktin Muang, në provincën Narathiëat.

Kulla telekomunikacioni janë djegur në disa zona, ndërsa zyrtarët e sigurisë kanë paralajmëruar banorët të mos preknin objekte të dyshimta.

Autoritetet kanë vendosur shtetrrethim gjatë natës në provincën Narathiëat, i cili është hequr të dielën në mëngjes. Të dielën nuk janë raportuar sulme të tjera.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet me zjarrvënie.

Që nga viti 2004, një konflikt me intensitet të ulët ka vazhduar në provincat më jugore të Tajlandës, me shumicë budiste, ku rebelët në këtë rajon me shumicë myslimane luftojnë për më shumë autonomi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika