Tajlanda pezullon licencat për armët e zjarrit pas sulmit të armatosur në shkollë

Tajlanda ka pezulluar lëshimin e licencave për blerjen dhe posedimin e armëve të zjarrit, pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë në Nonthaburi, ku një 14-vjeçar vrau gjyshërit e tij dhe më pas disa persona në shkollën ku vijonte mësimet.

Sipas agjencisë Reuters, kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme dhe policinë të pezullojnë lëshimin e lejeve të reja për blerjen e armëve, ndërsa ka kërkuar edhe rishikimin e licencave ekzistuese.

“Kontrolle më të rrepta dhe masa ndëshkuese vendimtare” janë kërkuar nga kryeministri, ndërsa masat do të jenë të përkohshme deri në hyrjen në fuqi të një ligji të ri për kontrollin e armëve, raporton Reuters.

Ngjarja ndodhi në Nonthaburi, në veri të Bangkokut. Sipas raportimeve, 14-vjeçari fillimisht vrau gjyshërit që e kishin rritur në shtëpinë e tyre, para se të shkonte në shkollë dhe të hapte zjarr. Më pas, ai vrau edhe veten. Numri total i viktimave nga sulmi ka arritur në nëntë.

Ndërkohë, trupat e viktimave, përfshirë ato të adoleshentit dhe gjyshërve të tij, janë djegur pas ceremonive mortore.

Vendimi i qeverisë tajlandeze vjen pas zotimit të kryeministrit për forcimin e kontrollit të armëve, në përgjigje të sulmit që ka tronditur vendin.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika