Tajlandezja akuzohet për vrasjen e 12 miqve, dyshohet se i helmoi me cianid

Cianidi është një kimikat me veprim të shpejtë, potencialisht vdekjeprurës që ndërhyn në aftësinë e qelizave të trupit për të përdorur oksigjenin. Pikërisht për këtë akuzohet Sararat Rangsiwuthaporn e cila akuzohet të ketë vrarë 12 persona duke përdorur këtë helm. Policia pretendon se Rangsiwuthaporn ka kryer vrasjet për arsye financiare ndonëse ajo i ka mohuar të gjitha akuzat

Është arrestuar një grua nën dyshimin se ka vrarë 12 miq të saj e të njohur duke i helmuar me cianid, bën të ditur policia tajlandeze.

Sipas raportimeve të BBC-së, Sararat Rangsiwuthaporn u arrestua në Bangkok të martën pas hetimeve të fundit për vdekjen e një shoku.

Familja e viktimës kishte ngritur dyshime pasi ajo vdiq në një udhëtim me Sararatin në fillim të këtij muaji.

Pas hetimeve, policia këtë javë tha se besonte se Sararat kishte vrarë 11 të tjerë, duke përfshirë një ish të dashur.

Policia pretendon se ajo ka kryer vrasjet për arsye financiare ndonëse Sararat i ka mohuar të gjitha akuzat. Autoritetet tajlandeze kanë mohuar lirimin me kusht të saj.

Dy javë më parë, ajo kishte udhëtuar me shoqen e saj në provincën Ratchaburi, në perëndim të Bangkok, ku kishin marrë pjesë në një ritual të mbrojtjes budiste në një lumë, tha policia.

Pak kohë pas kësaj, shoqja e saj Siriporn Khanwong u rrëzua dhe vdiq në bregun e lumit.

Gjurmët e cianidit u gjetën në trupin e saj gjatë autopsisë, tha policia. Njëherit, asaj i mungonin telefoni, paratë dhe çantat kur u gjet.

Autoritetet thanë se viktimat e tjera të supozuara kishin vdekur në mënyrë të ngjashme, por nuk dhanë informacione të mëtejshme. Vrasjet filluan në vitin 2020, thanë ata.

Ata gjithashtu nuk i identifikuan të gjitha viktimat, por përmendën mes të vdekurve ish-partnerin e Sararatit, si dhe dy police femra.

Policia tajlandeze ka marrë gjithashtu në pyetje partnerin e Sararat- një oficer i lartë policie në provincën Ratchaburi, ku vdiq shoqja e saj. Dyshja janë ndarë së fundmi, raportojnë mediat tajlandeze.

Policia tha se Sararat i njihte të gjitha viktimat dhe ajo mund të ketë qenë e motivuar për arsye financiare.

Një shoqe, për të cilën policia beson se ishte në shënjestër, i kishte dhënë asaj hua 250,000 baht (5,900 £; 7,300 dollarë), tha policia. E njëjta grua kishte të vjellura dhe i kishte rënë të fikët pasi kishte drekuar me Sararatin, por ajo mbijetoi.

Të afërmit e viktimave kishin raportuar gjithashtu se mungonin bizhuteritë dhe paratë, tha policia.

Por familjet nuk kishin dyshuar në atë kohë, thanë oficerët, duke treguar se mbledhja e provave mund të ishte një sfidë. Sipas tyre, disa trupa ishin djegur gjithashtu.

Cianidi mund të zbulohet në kufoma disa muaj pas vdekjes, nëse është përdorur një sasi vdekjeprurëse.

Helmi i pengon qelizat e trupit të marrin oksigjen gjersa shkakton sulme në zemër. Simptomat e hershme përfshijnë marramendje, gulçim dhe të vjella.

Në Tajlandë, ata që zbulohen se kanë akses të paautorizuar përballen me dy vjet burg.

Simptomat nga helmimi me cianid mund të përparojnë shumë shpejt kur ekspozohen ndaj një sasie të madhe cianidi. Ekspozimi ndaj një sasie të madhe cianidi nga çdo rrugë (frymëmarrje, thithje përmes lëkurës, ngrënia ose pirja), mund të shkaktojë edhe efekte të tjera shëndetësore siç janë koma, vdekja, presioni i lartë ose i ulët i gjakut, humbja e vetëdijes, lëndimi i mushkërive e të tjera.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika