Tajvani përfshin gratë në trajnime rezervë për herë të parë përballë kërcënimit nga Kina

Ushtria e Tajvanit ka njoftuar për planet për t'i përfshirë gratë në trajnimin e saj rezervist për herë të parë këtë vit, derisa ishulli përpiqet t'i forcojë forcat e tij kundër kërcënimeve nga Kina

Foto ilustruese

Ushtria e Tajvanit ka publikuar të martën planet për t’i lejuar gratë vullnetare të bëhen pjesë në trajnimin e forcave rezervë për herë të parë, pasi Kina vazhdon ta rrisë presionin ushtarak në ishullin e vetëqeverisur demokratik.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka thënë se do të lejojë 220 ushtarë femra të liruara të regjistrohen në trajnim, duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti.

Gjeneralmajori Yu Wen-cheng, nga Agjencia e Mobilizimit Mbrojtës Gjithëpërfshirëse e Ministrisë, ka deklaruar se masa do të ishte në një bazë prove për këtë vit.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka thënë më parë se ka trajnuar vetëm rezervistë meshkuj, sepse nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm për t’i akomoduar të dy gjinitë.

Ligjvënësit tajvanezë kishin thënë se përjashtimi i grave nga trajnimi rezervë përbën diskriminim gjinor.

Në dhjetor, Tajvani ka njoftuar se do të zgjasë periudhën e rekrutimit të detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat e kualifikuar nga katër muaj në një vit, duke filluar nga viti 2024 dhe kërkesa do të zbatohet për burrat e lindur pas 2005.

Tajvani ka një forcë ushtarake prej rreth 170 mijë personeli, të përbërë kryesisht nga vullnetarë, ndërsa gjithashtu trajnon rreth 120 mijë rezervistë çdo vit, raporton CNN.

Meshkujt nga mosha 18 deri në 36 vjeç ose duhet të dalin vullnetarë për të shërbyer në ushtri ose të kryejnë një periudhë shërbimi të detyrueshëm në rezervë.

Pasi të shkarkohen, burrat i nënshtrohen tërheqjes së trajnimit në katër raste gjatë tetë viteve.

Që nga viti 2021, gratë përbënin 15 për qind të ushtrisë së Tajvanit, por shërbejnë kryesisht në role jo luftarake.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika