Tajvani pikë e dobët për mirëqenien e botës

Ministri i Mbrojtës së Pekinit Wei Fenghe thotë se lidhjet janë në një pikë kritike dhe i ngarkon SHBA-të për përmirësim të marrëdhënieve bilaterale, ndërsa SHBA-ja vazhdon të zbatojë politikën e "paqartësisë strategjike"

ilustrim

Kina do të ”luftojë deri në fund” për të ndalur Tajvanin të shpallë pavarësinë. Kështu është zotuar ministri i Mbrojtjes së Pekinit, Wei Fengh, gjatë një fjalimi drejtuar homologëve të tij nga vendet e tjera të botës, duke përfshirë edhe SHBA-të.

Gjatë Samitit për Siguri Shangri-La në Singapor, ai tha “Ne sot  luftojmë me çdo kusht dhe do të luftojmë deri në fund. Kjo është e vetmja zgjidhje për Kinën“.

Mes të tjerash, ai e quajti Tajvanin si “Tajvani i Kinës”.

Këto deklarata erdhën si pasojë e paralajmërimit të SHBA-ve për aksione “Veçanërisht të forta” në ngushticën e Tajvanit, nëse status quo-ja ndryshohet në mënyrë të njëanshme, pasi Kina përsëriti vendosmërinë e saj për të rimarrë ishullin nëse shpall pavarësinë.

Duke folur në samitin vjetor të sigurisë Shangri-La në Singapor, të shtunën, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin, është shprehur se Uashingtoni nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit dhe se administrata Joe Biden “kategorikisht’ kundërshton çdo ndryshim të status quo-së.

Komentet e Austin erdhën pasi homologu i tij kinez, Wei Fengh, raportoi më herët se Pekini “nuk do të hezitojë të fillojë një luftë pa marrë parasysh koston” nëse shpallet pavarësia në Tajvan, raporton The Guardian.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, duke dëgjuar fjalimin e Wei Fenghe.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Tajvanit i denoncoi pretendimet e Kinës për sovranitetin e saj si “absurde” dhe falënderoi SHBA-në për shfaqjen e mbështetjes.

“Tajvani nuk ka qenë kurrë nën juridiksionin e qeversië kineze dhe populli i Tajvanit nuk do t’i nënshtrohet kërcënimeve të forcës nga qeveria kineze”, tha zëdhënësja e ministrisë Joanne Ou.

Tensionet mbi Tajvanin janë përshkallëzuar veçanërisht për shkak të rritjes së inkursioneve të avionëve kinezë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit Adiz.

Presidenti Biden tha gjatë një vizite në Japoni në maj se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin “ushtarakisht” nëse do të sulmohej nga Kina.

Edhe pse kjo u pa si një tregues për ndryshimin e madh politik, megjithatë brenda pak orëve, Departamenti i Shtetit dhe vetë Biden, sqaroi se nuk kishte asnjë ndryshim në politikën e SHBA-së karshi Tajvanit.

Ndërsa, në Tajvan këto momente u pritën ngrohtësisht, por prapë ishte një konfuzion i dukshëm me interpretime të ndryshme në politikë, ishte një fjalim diplomatik i ndërlikuar, apo ishte thjeshtë një gafë, raporton The Guardian.

Pekini e konsideron Tajvanin si një provincë të Kinës, ndërsa udhëheqësi i saj, Xi Jinping, ka thënë se shpreson të “bashkojë” ishullin në mënyrë paqësore, gjë që ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së tij me forcë.

Ndërsa, udhëheqësi aktual i Tajvanit thotë se tashmë është një komb sovran dhe nuk ka dëshirë për konflikt.

ilustrim

SHBA e njeh zyrtarisht Pekinin, por ka marrëdhënie të forta jozyrtare me Tajvanin dhe detyrime të ligjshme për t’i siguruar mjetet për t’u mbrojtur.

Megjithatë, SHBA-ja ka zbatuar gjatë viteve një politikë të “paqartësisë strategjike” ku refuzon të detajojë nëse do t’i vinte në ndihmë Tajvanit, në mënyrë që të pengonte të dyja palët nga veprimet provokuese. Ishte kjo politikë nga e cila disa besonin se Biden po largohej.

Bonnie Glaser, drejtore e Programit të Azisë në fondin gjerman Marshall, tha se qeveria e Tajvanit “përqendrohet në deklaratën e presidentit se ai do të mbrojë Tajvanin, të cilën ata e mirëpresin, sepse ofron siguri për publikun e tyre dhe rrit mbështetjen për partinë në pushtet. Ata injorojnë pjesën tjetër”.

Bonnie Glaser, drejtore e Programit të Azisë në fondin gjerman Marshall

Për këto shqetësime në rritje për tensionet Kinë-Tajvan, edhe kryeministri japonez Fumio Kishida, tha në një fjalim në samit se qeveria e tij do të konsideronte marrjen e një mase parandaluese të asaj që mund të ndodhë pasi “sot Ukraina, nesër mund të jetë Azia Lindore”.

“Pushtimi rus i Ukrainës dhe kërcënimi i saj për të përdorur armë bërthamore i ka bërë gjërat më keq, por tendenca për paqe duhet të kthehet”, tha Kishida, duke vënë në dukje pozicionin e tij si lider i të vetmit vend në botë që ka pësuar sulme bërthamore.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, gjate fjalimit në Samitin për siguri Shangri- La në Singapor.

“Më duhet të pranoj se rruga drejt një bote pa armë bërthamore është bërë dhe më sfiduese”, tha Kishida.

Austin tha në fjalimin e tij, i cili u përqendrua në angazhimin e SHBA-së ndaj Azisë, se SHBA do të ruajë praninë e saj në rajon, por Uashingtoni e kuptonte nevojën për të parandaluar konfliktin.

“Ne nuk kërkojmë konfrontim apo konflikt. Dhe ne nuk kërkojmë një luftë të re të ftohtë, një NATO aziatike apo një rajon të ndarë në blloqe armiqësore”, tha ai.

Përveç Tajvanit, Kina dhe SHBA-të kanë qenë në mosmarrëveshje për pushtimin rus të Ukrainës, me Uashingtonin që akuzon Pekinin për mbështetjen e heshtur për Moskën.

Kina ka bërë thirrje për bisedime për t’i dhënë fund luftës, por nuk ka dënuar veprimet e Rusisë dhe ka kritikuar vazhdimisht donacionet amerikane të armëve për Ukrainën. Pretendimet e shtrira të Kinës në Detin e Kinës Jugore kanë nxitur gjithashtu tensionet me Uashingtonin.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika