Takim i ri ide të vjetra, presidentja në kërkim të “pajtimit politik”
Nëse jo për zgjidhjen të cilën po e presin të gjithë qe 30 ditë, takimi i 15 majit në Zyrën e Presidencës, do të mbahet mend për një pamje që të gjithë po e kërkojnë. Liderët e partive në një takim të përbashkët duke diskutuar zgjidhjen për kalimin e bllokadës në Kuvend. Kryetari i Vetëvendosjes, […]
Nëse jo për zgjidhjen të cilën po e presin të gjithë qe 30 ditë, takimi i 15 majit në Zyrën e Presidencës, do të mbahet mend për një pamje që të gjithë po e kërkojnë. Liderët e partive në një takim të përbashkët duke diskutuar zgjidhjen për kalimin e bllokadës në Kuvend.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK nga ora 13 do të jenë të ulur së bashku në takimin e thirur nga presidentja Osmani.
Këtë format për diskutimin për zhbllokimin e situatës për seancën konstituive e kanë konfirmuar nga Presidentja.
Takimin e dytë po me të njëjtin qëllim, Presidentja do ta ketë nga ora 15:00, me përfaqësueit e partive nga komunitete jo-shumicë.
Të gjitha partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen por edhe kanë insistuar se nuk i ndryshojnë qëndrimet.
Lëvizja Vetëvendosje insiston në Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit. PDK kërkon kandidat tjetër ose qeveri të opozitës. LDK-ja mbetet me propozimin për Qeveri Nacionale tw Tranzicionit, ndërsa AAK-ja preferon qeverisje nga ish-blloku opozitar.
Pikërisht duke pasur parasysh këto qëndrime analisti politik, Afrim Kasolli, vlerëson se takimi i nesërm nuk do prodhojë asnjë zgjidhje a rezultat pozitiv.
“E vetmja instancë që do të mund ta ofronte një rekomandim, ose aktgjykim juridik është Gjykata Kushtetuese, Presidentja nuk kompetenca, nuk mund të ofrojë, sepse kjo është krizë politike, është pasojë e mungesës së vullnetit të partive politike…”, ka deklaruar ai.
Për takimin e nesërm Presidentja ka diskutuar edhe me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Presidenca njofton se në takim pos të tjerash u diskutua për situatën politike në vend dhe ambasadori Orav u informua për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike.
Dy orë e gjysmë para takimit në Zyrën e Presidencës, nga ora 10:30, partitë politike e kanë rastin ta tejkalojnë këtë situatë. Në seancën e 16-të me radhë, konstituimin e Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje do ta kërkojë prap përmes votimit të fshehtë por me emrin e Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.















