Takimet e Albin Kurtit në SHBA nuk vlerësohen dhe aq produktive

Në Kosovë ka vlerësime të ndryshme për takimet e kryeministrit Albin Kurti në Amerikë. Dikush prej analistëve politikë thotë se janë më shumë takime formale dhe simbolike sesa përmbajtjesore, kurse dikush tjetër vlerëson se këto takimet pritet të ndikojnë pashmangshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ditët e fundit, Kryeministri i Kosovës po qëndron në New York ku edhe po zhvillon disa takime.

Lista e të takuarve deri tani, është mjaftë e gjatë.

Ne mesin e tyre ishte edhe ndihmëssekretari amerikan, James O’Brien, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ai i BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministri e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe të tjerë nga shtete të ndryshme.

Këto takime vet Kurti i quajti si produktive, por vlerësim të tillë nuk ka njohësi i rrethanave politike, Melazim Koci.

“Nuk kanë ndonjë domethënie të madhe sepse janë rutinore, janë takime kurtoazie. Atje qëndrojnë tani shumë delegacione, president e kryeministra dhe niveli i takimeve që kryeministri ka pasur në SHBA nuk është kushedi çka. Takimi me zotin O’Brien dhe Lajçak më shumë është takim pune, nuk ka ndonjë domethënie të madhe. Kryeministria po tentoj që paraqes një situatë që nuk përkon me realitetin”, ka thënë Melazim Koci – Analist politik.

Ndërsa analisti tjetër Fidan Ukaj beson se këto takime do të ndikojnë në procesin e dialogut.

“Sigurisht janë në funksion të rikthimit të palëve në proces të dialogut. Si zoti Kurti, si zonja Osmani i kanë shprehur pikëpamjet e tyre edhe para O’Brien dhe Lajcakut. Ky i fundit tha që ka marrë këshilla nga Osmani se si e sheh Kosova qasjen në procesin dialogues dhe pashmangshëm janë shumë të rëndësishme sepse mund të ndikojnë në procesin e ardhshëm dialogues”, ka thënë Fidan Ukaj – Analist politik.

Kryeministri, Albin Kurti takimet i ka realizuar kryesisht në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, në kuadër të asamblesë parlamentare të OKB-së.

Presidentja Osmani, e cila e nisi vizitën pak më herët se Kurti, ka përfaqësuar vendin në sesionin e 79-të të asamblesë.

Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, ajo iu bashkua liderëve të tjerë botërorë në samitin për Ukrainën, prej ku, publikoi pamje duke shtrënguar duart me presidentin amerikan, Joe Biden.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika