“Takimet e Gjeçovit” mblodhi dhjetra pjesëmarrës në Zym të Hasit

Ngjarja “Takimet e Gjeçovit” e mbajtur në Zym të Hasit ka mbledhur një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve. Në këtë manifestim janë organizuar aktivitete të ndryshme ekspozita të veshjeve tradicionale të Zymit, ekspozita të demostrimit të gatimeve tradicionale, promovimi i veprave të ndryshme

Fotografi e realizuar gjatë aktiviteteve në kuadër të manifestimit "Takimet e Gjeçovit"

Manifestimi tradicional letrar, kulturor dhe shkencor “Takimet e Gjeçovit”, ka mbeldhur dhjetra pjesëmarrës gjatë dy ditëve në Zym të Hasit në Prizren.

Në kuadër të kësaj ngjarje dy ditore janë aktivitete të shumta në sferën e kulturës dhe shkencës.

Ekspozita e veshjeve tradicionale të Zymit, ekspozita e demostrimit të gatimeve tradicionale, promovimi i veprave të ndryshme, tribuna shkencore e orë letrare ishin disa nga aktivitetet që janë zhvilluar në këtë manifestim.

Të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, profesorë, studiues dhe banorë të Hasit.

Ministri Çeku ka thënë që Qeveria e Kosovës dhe MKRS-ja janë pranë gjithë atyre që punojnë më zell e përkushtim për ta ruajtur traditën tonë, ndërsa përgëzoi organizatorët për punën që kanë bërë në realizimin e këtij manifestimi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika