Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditë së shtunë është takuar me kryediplomatin grek, Niko Dendias, në margjinat e Forumit Ekonomk në Delphi të Greqisë.

Këtë takim e ka bërë të ditur edhe vetë Kurti. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se ky takim, është takimi i dhjetë, në dy vjet mes tyre, dhe kjo është një dëshmi e marrëdhënieve më të ngushta në mes të Kosovës dhe Greqisë.

“Është takimi ynë i dhjetë në dy vjet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias — një dëshmi e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta në mes të Kosovës dhe Greqisë. Ne ndamë pikëpamjet tona për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon dhe diskutuam për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

It's our 10th meeting in two years with FM @NikosDendias — a testimony to the ever-closer relations between Kosova and Greece.
We shared our views on recent developments in Kosova and the region and discussed areas of mutual cooperation. pic.twitter.com/LN98hjuGLv

— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2023

Gjithashtu, edhe nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se çka u bisedua në këtë takim.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës të dielën e javës së kaluar, nevojën për zbatim të plotë, pa vonesa dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit me Serbinë dhe për pritjet e takimit të nivelit të lartë politik me 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, njofton Kryeministria.