Takimi i krerëve të policisë nga Kosova dhe Tunizia në Paris

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Paris të Francës, janë takuar krerët e policisë nga Kosova dhe Tunizia, të cilët kanë biseduar tema të ndryshme rreth fushës së sigurisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti me homologun, Mourad Hassine, drejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike të Tunizisë

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Paris të Francës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti së bashku me homologun, Mourad Hassine, i cili është drejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike të Tunizisë, kanë zhvilluar një takim.

Temat e diskutuara mes dy homologëve policë, sipas njoftimit të policisë kanë qenë tema që ndërlidhen me fushën e sigurisë, ky ishte një takim miqësor.

Takimi i krerëve të policisë, në Paris

Temë që u bisedua mes tyre ishte, bashkëpunimi policor në forma të ndryshme, poashtu edhe mundësia për shkëmbimin e eksperiencave dhe përvojave policore, të cilat mund t’i shkëmbejnë me njëri-tjetrin.

“Duke e parë nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të sigurisë globale, të dy krerët e Policisë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në sfera të ndryshme,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i Policisë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika