Të dielën Zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka informuar se ky i fundit ka pritur e ka pritur në takimi kryesuesin ekzekutiv të Atlantic Council, gjeneralin James Jones, themeluesin dhe kryesuesin e Fondacionit Malama Ka’u, z. Mel Yokoyama, si dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z.Fatmir Mediu.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se çfarë kanë diskutuar për zhvillimet politike, mundësitë për investime dhe çështjet e sigurisë në Kosovë e rajon.

“Kryeministri Kurti e njoftoi gjeneralin Jones për progresin përgjatë një të tretës së mandatit qeverisës, duke vënë theksin te stabiliteti institucional, indikatorët pozitivë ekonomik dhe demokratik”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Sipas ZKM-së, gjeneralin James Jones Kosova është “në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan, sipas Ëorld Justice Project, ngritjen për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit, sipas Transparency International dhe ngritjen për 17 vende më lartë sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa Kufij”.

Gjeneralin James Jones

Ndërsa i pari i qeverisë së Kosovës ka theksuar se Kosovës  i duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, tha kryeministri Kurti.

Gjithashtu ai tutje  tregoi se qeveria e Kosovës e ka rritur “buxhetit për mbrojtje për 52 për qind dhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe pjesëmarrjen në misione e stërvitje të përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë amerikane dhe me NATO-n”.

Kurti ka thënë se qeveria e Kosovës ka zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, me qëllimi që t’i krijohen kushte investitorëve të jashtëm.

Gjenerali Jones ka qenë Komandant Suprem i Aleancës për Evropë dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare të Presidentit të SHBA-së. Ai ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është iniciator i Iniciativës së tre deteve Baltik, Mesdhe dhe Deti i Zi, ku janë të përfshira të gjitha vendet e Evropës Qendrore për investime në infrastrukturë, energji dhe teknologji.

Përveç kryeministrit Kurti në takim ishin edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shqipe Selimi dhe këshilltari i kryeministrit Kurti, z.Lulëzon Jagxhiu.