Takimi i Osmanit me liderët e partive përfundon pa zgjidhje

Takimi i thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me liderët e katër partive kryesore parlamentare për të gjetur një zgjidhje ndaj ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Në takim morën pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i PDK-së, Memli Krasniqi, i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Të gjithë konfirmuan pas takimit se kanë paraqitur qëndrimet e tyre tashmë të njohura, ndërsa qëndrimet për të ecur drejt një zgjidhjeje mbeten të ndara.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se i kërkoi Kurtit ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, meqë sipas tij, ai nuk e gëzon shumicën parlamentare dhe kjo e mban vendin të bllokuar.

Nga ana tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte më i shkurtër në deklarimin e tij, duke theksuar se partia e tij do të votojë një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit.

AAK-ja më herët ka përmendur emrat e Saranda Bogujevcit dhe Shqipe Selimit si figura të mundshme unifikuese.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk janë të interesuar të vazhdojnë me mbledhjet në Kuvend çdo 48 orë, por që presidentja ta shqyrtoj dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

“Kryesia e LDK-së do të mblidhet sot. Nuk jemi të interesuar të vazhdojmë me cirkun e çdo 48 orëve të mbledhjes. Është mirë që sa më parë presidentja të shqyrtoj dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese”, ka theksuar ai.

Në vazhdim të përpjekjeve për të zhbllokuar situatën, Presidenca ka njoftuar se Osmani do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në ditët në vijim, me synimin që të shqyrtohen të gjitha mundësitë për zgjidhje institucionale në përputhje me Kushtetutën.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika