Takimi Kurti-Chollet: U diskutua për procesin e dialogut me njohjen reciproke në qendër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në takimin e zhvilluar me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet është diskutuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale e cila duhet të ketë në qendër njohjen reciproke. Sipas Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti e ka […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në takimin e zhvilluar me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet është diskutuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale e cila duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar Cholletin me punën dhe arritjet e qeverisë në vitin që sapo lamë pas por krahas kësaj, u diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet në mes Kosovës dhe Serbisë.
“U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, Kurti ka vlerësuar partneritetin me SHBA-të dhe njëherit, i njëjti theksoi synimet e vendit për partneritet edhe më të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe integrim në NATO.
Chollet është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Chollet më herët gjatë 11 janarit qëndroi edhe në Shkup, teksa pas Prishtinës do të niset drejt Beogradit.















