Takimi Kurti – Escobar, theksi te barrikadat në rrugë dhe tensionet në veri
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së hënë, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë takimit, sipas Kryeminstrisë, u diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht, në pjesën veriore të Republikë së Kosovës, dhe u theksua se barrikadat në […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së hënë, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjatë takimit, sipas Kryeminstrisë, u diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht, në pjesën veriore të Republikë së Kosovës, dhe u theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë.
Gjithashtu, në takim u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Takimi ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19, e kishte të pamundur ta realizojë vizitën e tij.
Ndërkaq, siç njofton Kryeminsitria, Kurti fillimisht i uroi shërim dhe rikuperim të shpejtë Chollet, teksa i shprehu mirëseardhje Escobar.















