Takimi Kurti – Rama, kryetemë diskutimi marrëveshja e Ohrit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama. Në këtë takim kryetemë diskutimi ishte marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në Ohër, më 18 mars. Gjithashtu, edhe Rama ka njoftuar për këtë takim, duke bërë të ditur se çka u diskutua në këtë takim. “Me mikun e […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
Në këtë takim kryetemë diskutimi ishte marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në Ohër, më 18 mars.
Gjithashtu, edhe Rama ka njoftuar për këtë takim, duke bërë të ditur se çka u diskutua në këtë takim.
“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj”.
Rama theksoi se e ka inkurajuar Kurtin për të bërë hapa të mëtejshëm.
“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin, me të cilin, ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë, ai ka mbështetjen time më të plotë”, ka shkruar Rama në Facebook.















