Duke komentuar takimin e 14 shtatorit (nesër) në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, analisti Imer Musholaj ka thënë se në këtë takim pala ndërmjetësuese, Bashkimi Evropian, do të mund të shpëtojë diçka nga Marrëveshja Bazë.
Mushkolaj beson se palët nuk do të kenë lëvizje “serioze” dhe po provojnë që çështja të zvarritet deri në një ndryshim të të situatës gjeopolitike.
“Nesër BE-ja do të provojë të shpëtojë diçka nga ajo marrëveshja Baze, për të cilën janë pajtuar palët. Ta dimë se janë paralajmëruar sanksione të reja, janë paralajmëruar edhe përftime, jo vetëm sanksione. E kemi dëgjuar emisarin amerikan, duke treguar se çfarë mund të përfitojnë dhe si mund të ndëshkohen palët. Nuk pres që do të ketë lëvizje serioze prej qëndrimeve i kanë të dyja palët. Po provojnë që çështja të zvarritet, e cila ndryshe të shihet prej BE-së, ndryshe shihet prej Kosovës. Të dyja shpresojnë se do të ndryshojë në aspektin gjeopolitik”, ka thënë Mushkolja.
Sipas agjendës së paralajmëruar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiq do të diskutojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, por edhe për çështje aktuale. Këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia e arritën në shkurt në Bruksel, ndërkaq në mars në Ohër u pajtuan për aneksin e zbatimit të saj.