Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër, Abbott: Kjo javë, është e rëndësishme për Kosovën

“Kjo javë është një javë e rëndësishme për Kosovën. Një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është i arritshëm. Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike”, ka shkruar Abbott në Twitter.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se kjo javë është një jave shumë e rëndësishme për Kosovën.

Këtë javë, me 18 mars, do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku temë diskutimi do të jetë plani evropian.

E sipas Abbott, ky është një hapë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo javë është një javë e rëndësishme për Kosovën. Një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është i arritshëm. Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike”, ka shkruar Abbott në Twitter.

Sipas tij, marrëveshja do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike.

“Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika