Takimi Kurti-Vuçiq, vështirë i realizueshëm

Situata në veri të Kosovës, ka bërë që përfaqësuesit ndërkombëtarë të kërkojnë një takim urgjent mes kryeministrit të Kosovës e Presidentit të Serbisë. Data dhe nëse palët janë dakorduar nuk është bërë e ditur. Derisa skeptik se në këtë tension që gjendet veriu një takim i tillë mund të ndodhë po shprehen njohësit e çështjeve politike

(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)
(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Një takim mes Kryeministrit Albin Kurti dhe ndërmjetësve të dialogut Kosovë – Serbi u pa që këtë të mërkurë.

Mirëpo pak më e vështirë po duket të jetë organizimi mes Kryeministrit Albin Kurti e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqi.

Kërkesën që palët urgjentisht të kenë një takim, Borell e bëri publike gjatë së martës të 30 majit.

Një ditë pas, detaje rreth një takimi të mundshëm dhe nëse palët janë dakorduar, përgjigje nuk është dhënë Bashkimi Evropian.

Përgjigje për një takim të mundshëm, nuk ka dhënë as Qeveria e Kosovës.

Derisa vazhdon heshtja nga të dy taborët, skeptik për një takim të mundshëm në këto momente kritike, po shprehet profesori Milazim Krasniqi.

“Tash për tash procesi politik është minuar dhe praktikisht është shkatërruar se a do të ribëhet kjo varët nga ndërkombëtaret dhe përndryshe nga ajo që kemi parë nuk egzistonë vullneti politik as nga Kurti e as nga Vuciqi”, ka deklaruar Krasniqi.

Shpresa e vetme që dy liderët të ulën për të dal nga kjo situatë, është që ndërkombëtarët të dalin në terren

“ Aktualisht nuk mendoj se ka gjasa për një takim të nivelit të lartë pasi të dyja palët presin përfshirjen e  fuqive të mëdha, veçanarisht SHBA-në e BE-në, në  mënyrë që të rregullohet tereni dhe të ketë një garanci ndërkombëtare për vendimet që do të mirren”, ka deklaruar analisti Artan Muhaxhiri.

Situata në veri është tensionuar pas betimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.

Serbet lokal në shenjë revolte që nga e premtja e javës së kaluar janë duke protestuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika