Takimi miqësor i dy ikonave të xhudos

Dy ikona të xhudos, Majlinda Kelmendi dhe Teddy Riner, kanë pasur një takim të shkurtë miqësor gjatë Grand Slamit, në Paris.

Xhudistja Kelmendi tashmë është trajnere në ekipin e Kosovës, ndërsa Riner është legjendë e xhudos.

Të dy kanë korrur suksese të jashtëzakonshme në karrierën e tyre.

Faqja e Unionit Evropian të Xhudos ka ndarë momentin e përshëndetjes së dy prej më të mëdhenjve në histori të xhudos.

Në këtë video të shkurtër shihet përshëndetja e ngrohtë midis dy legjendave të xhudos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EUROPEAN JUDO UNION (@europeanjudo)

Ndërkaq, xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në turneun “Grand Slamin”, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Distria nuk ndalon duke bërë krenar shtetin e saj, kësaj radhe duke fituar medaljen artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike arriti ta mposhtë në finale hungarezen, Reka Pupp.

Këtu më poshtë keni momentet e shkëlqimit të kampiones olimpike, në Grand Slamin të xhudos, në Paris. Me tri fitore, ajo arriti në finalen fituese për të, para dhjetëra e mijëra tifozëve.

Ndryshe, Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja jonë u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.

Ajo u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ ndaj francez Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika