Takimi në Bruksel, Kurti pritet të flasë të mërkurën

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, të mërkurën e 24 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të flasë lidhur me takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili u zhvillua të enjten e 18 gushtit, në Bruksel në kuadër të dialogut

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën e 24 gushtit do të flasë lidhur me takimin e së enjtes me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se ky adresim do të zhvillohet në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Lidhur me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, në takimin e fundit në nivel të krerëve shtetëror nga Kosova e Serbia, i cili kishte zgjatur më shumë se pesë orë, nuk kishte pasur marrëveshje.

Kështu kishte bërë të ditur, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell.

Në një konferencë për media ai tha, se përkundër dështimit për një marrëveshje, dialogu do të vazhdojë ditëve në vijim.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur marrëveshje në takimin e  sotshëm, por nuk është përfundimi i këtij tregimi, të dy liderët janë pajtuar që procesi duhet të vazhdojë që diskutimet të rifillojnë në ditët në vijim, ka kohë deri me 1 shtator, nuk ka marrëveshje ditën e sotme, do të vazhdojmë kërkimin për zgjidhje, ky diskutim do të vazhdojë”, ka deklaruar Borrell.

Borrell, u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

“Takimi nuk ishte ndonjë takim normal apo i rregullt, sëbashku me Lajcak, të cilin dua ta falënderoj, e kemi thirrur këtë takim sepse po përballemi me rritje të tensioneve në veri të Kosovës, mund të themi se ky takim kishte të bënt për përgjegjshmërin ë e të dy liderëve për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit që duhet të zotërojnë në veri të Kosovës, dhe kjo ka ndodhur në një kohë kritike kur po shohim kthimin  eluftës në kontitnentin tonë pas invadimit rus në Ukrainë”, ka deklaruar Borrell.

I dërguari special i BE-së, dha detaje të tjera në lidhje se me çfarë është diskutuar në takimin Kurti-Vuçiq. Ai bëri të ditur se përveç situatave aktuale, kanë diskutuar edhe për një marrëveshje eventuale gjithëpërfshirëse.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë, Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë të martën në Prishtinë.

Sipas këtyre burimeve, ata do të bëjnë përpjekje për t’i bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika