“Takimi në Bruksel”, Petkoviq: Shpresojmë se do gjejmë një zgjidhje për dinarin

"Po shkojmë me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje për dinarin, edhe pse nuk jam optimist, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Kosovës për të gjetur zgjidhje përmes kompromisit”, tha Petkoviq

Petar Petkoviq

Shefi i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka thënë se ai dhe ekipi i tij nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku të enjten pritet një raund i ri i  dialogut për të gjetur zgjidhje rreth vendimit të BQK-së për dinarin.

“Po shkojmë me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje për dinarin, edhe pse nuk jam optimist, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Kosovës për të gjetur zgjidhje përmes kompromisit”, tha Petkoviq për Informer TV.

Edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të pres kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq për një raund tjetër bisedimesh për të gjetur zgjidhje rreth vendimit të BQK-së për dinarin.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika