Takimi “pozitiv” Kurti – Vuqiç, SHBA: Po i përcjellim me vëmendje zhvillimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq nuk ia dolën të arrinin ndonjë marrëveshje në takimin e djeshëm në Bruksel. Megjithatë, përkundër kësaj, takimi po vlerësohet se dha disa sinjale pozitive. Gjatë ditës, nga Departamenti Amerikan i Shtetit theksuan edhe njëherë se po i përcjellin me vëmendje këto zhvillime dhe se dialogu është prioritet i SHBA-së

Pamje nga takimi në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuqiç në ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borell dhe emisarit special të BE-së pë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak

Pa marrëveshje, por me shpresë se mund të arrihet një e tillë, ka përfunduar takimi i së enjtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiq në Bruksel.

Megjithatë, pas takimit, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell theksoi se ky nuk është fundi i tregimit.

Palët, tha ai janë pajtuar që të takohen përsëri.

Përveç BE-së, dialogun me vëmendje po e përcjellin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmoi gjatë së enjtes zëdhënësi i Departamentit të Amerikan të Shtetit, Ned Price.

Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit

“Ambasadori ynë në Bashkimin Evropian, Ambasadori Gitenstein, është një prej zyrtarëve që po e shikon këtë çështje nga afër, por ka edhe të tjerë zyrtarë të lartë gjithashtu. E di që kjo është një temë për të cilën vet Sekretari Blinken, ka ndarë kohë të konsiderueshme. Pra, ky është një prioritet, për përfaqësuesit tanë në terren por edhe këtu në shtëpi”, ka thënë Price.

Një temë e cila është duke u shtruar vazhdimisht në tryezën e diskutimit nga Serbia, është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Për këtë çështje, publicisti Shkëlzen Maliqi vlerëson se Kosova duhet ta dorëzojë një propozim.

Shkëlzen Maliqi, publicist

“Unë mendoj se pala kosovare duhet ta përgatitë vet një propozim, duke i respektu kufizimet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese, që ata ta kenë njëfar Asociacioni por pa ingerenca të mëdhaja autonome. Aty këtu ndoshta mund të bëhet ndonjë lëshim i vogël, nëse nuk do të hyja në spekulime, por jo ata të bëjnë shtet brenda shtetit”, ka theksuar Maliqi.

E, në takimet e nivelit të lartë, profesori Seb Bytyçi pret që të vazhdohet të diskutohet edhe për marrëveshjen gjithpërfshirëse.

Seb Bytyçi, profesor

“Në përgjithësi mendoj se ishte një takim i mirë për shkak se siç thashë po flitet dhe është në agjendë marrëveshja gjithpërfshirëse, e që është në favor të Kosovës dhe ka një pajtim për agjendën e ardhshme të takimeve të nicelit të lartë, pra që nënkupton se gjasat për të punuar drejt një marrëveshje gjithpërfshirëse janë më të mëdha”, është shprehur Bytyqi.

Një takim mes tyre, Kurti e Vuçiq pritet ta kenë edhe para 1 shtatorit, kur pritet të rikthehet në fuqi reciprociteti për targa dhe dokumente, i cili u shty natën e 31 korrikut.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika