“Takimi sekret” Kosovë-Serbi në Zvicër, u mbajt një javë pas largimit të serbëve nga institucionet

"Takimi i fundit u zhvillua në Zvicër, një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare”, thuhet në përgjigjen e FDFA-së

Përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë kanë zhvilluar “takime sekrete” në Zvicër, lidhur me situatën mes të dyja vendeve.

Kështu ka raportuar ditë më parë mediumi zviceran “NZZ am Sonntag”.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, në një përgjigje për Telegrafin, ka konfirmuar se ka pasur takime të llojit të tillë.

Më tej në përgjigjen e tyre thuhet se, një takim i tillë së fundmi u zhvillua një javë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka mbështetur negociatat zyrtare të BE-së me takime plotësuese jozyrtare me përfaqësues të partive kryesore politike nga të dyja vendet. Kjo u mundësoi atyre të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet politike dhe të ndërtojnë besim. Takimi i fundit u zhvillua në Zvicër një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare”, thuhet në përgjigjen e FDFA-së për Telegrafin. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, ndër të tjera, ka shtuar se Zvicra mbështet normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e rëndësishme për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Zvicra mbështet përpjekjet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe këtë e ka bërë të qartë vazhdimisht në kontaktet e saj zyrtare”, thuhet mes tjerash në përgjigje.

FDFA gjithashtu ka bërë të ditur se dy kryenegociatorët Besnik Beslimi dhe Petar Petkoviq, deri më tani nuk janë takuar asnjëherë në formatin e përshkruar, apo siç është raportuar “takime sekrete”.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka shtuar se për arsye të konfidencialitetit nuk komentojnë më tej për këtë çështje.

Ndryshe, mediat serbe kanë raportuar se në këto takime Serbia është përfaqësuar nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq, ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e Lëvizjes Vetëvendosje, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së.

Telegrafi ka kontaktuar me Kusari-Lilën, Hazirin dhe Gjinin, por ata deri në momentin e publikimit të artikullit nuk janë përgjigjur.

Lidhur me këto raportime deri më tani, nuk ka pasur reagim as nga Qeveria e Kosovës. 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika