Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në

Gani Geci e ironizoi darkën e Albin Kurtit e Memli Krasniqit, LVV-së me PDK-në, duke e quajtur “Fejesë”.

“Fejesa e LVV-së me PDK-në që është bërë në Garden jam gëzu fort sepse ju thojsha që janë një brum e nuk më besojshin, e ajo fejesë a zgjatë, a martohen a jo pas zgjedhjeve, se di se plotë po fejohen e pastaj po ndahen,” ka thënë Geci në “Debat Plus”.

E që sipas tij kjo “fejesë” po duket që do të zgjasë.

“Në këtë kontekst kjo fejesa e PDK-së me LVV-në nuk po duket që nuk ka me zgjatë, se në LVV kur të shkojnë në zgjedhje nuk mujn me e kalu kodin civil për arsye se e kanë një pjesë të deputetëve që janë islamik që nuk e votojnë kodin civil, janë pro familjes jo surogacisë,” shtoi Geci.

Geci thotë se kryeministrit Albin Kurti, i konvenon të shkojë në zgjedhje.

“I konvenon Albin Kurtit me shku në zgjedhje, sepse kanë me u bë zgjedhjet në BE e në Amerikë dhe po don me e fitu edhe një mandate me zbatu zajednicën.”

Teksa shton se dyshon që në Hagë është bërë një marrëveshje që të ndryshohet ligji.

“PDK-ja iu ka bë patericë për me ia zbatu atë që po don ai, unë e di që ata e kanë bërë një marrëveshje ata më nelt që kur të vijnë në pushtet me i bo disa ndryshime në ligjin për Gjykatën Speciale,” u shpreh Geci.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika