Takohen sërish Abdixhiku me Kurtin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sot, ndonëse vetëm pak më herët ishte bërë e ditur se një takim mes tyre nuk ishte planifikuar.

Takimi është konfirmuar nga gazetarja e TV Dukagjinit, Blerta Zuka, e cila po raporton nga Kuvendi i Kosovës.

“Po, tashmë është konfirmuar se brenda Kuvendit të Kosovës po zhvillohet një takim mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ky takim vjen vetëm pak çaste pasi ishte mohuar nga Abdixhiku, i cili ishte ne mbledhje në selinë e partisë. Pas përfundimit të mbledhjes, e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, Abdixhiku kishte deklaruar se nuk kishte takim të planifikuar me Kurtin.

Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë është konfirmuar se takimi mes dy liderëve po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, tha Zuka.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temat e diskutimit apo kohëzgjatjen e takimit mes Kurtit dhe Abdixhikut.

 

Të fundit nga rubrika