Në fushën e gjelbër dha sinjale që ka potencial të madh.

Dhe kjo i është shpërblyer.

Alejandro Garnacho e ka vazhduar kontratën me Manchester United deri në vitin 2028.

Argjentinasi u shpreh tejet i lumtur pasi nënshkroi.

“Kur i jam bashkuar këtij klubi, kam ëndërruar për të debutuar, kam ëndërruar për të luajtur në Old Trafford, për ta shënuar golin e parë dhe për të fituar këtë emblemë në gjoksin tim”, tha ai ndër të tjera.

Gernacho është vetëm 18 vjeçar, teksa luan si sulmues i krahut të majtë.

Shpejtësia dhe aftësitë dribluese janë dy nga tiparet që e dallojnë atë.