Tanket spanjolle Leopard 2 janë rrugës për në Ukrainë

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, ka thënë se gjashtë tanke të tipit Leopard 2 janë nisur drejt Ukrainës dhe brenda 5-6 ditësh do të mbërrijnë në shtetin ukrainas

Anëtarët e Forcave të Armatosura Spanjolle trajnojnë personelin ushtarak ukrainas në funksionimin dhe mirëmbajtjen e tankeve të betejës Leopard, në Qendrën e Trajnimit San Gregorio në Zaragoza, Spanjë, më 13 mars 2023

Gjashtë tanke Leopard 2 të destinuara për në Ukrainë, janë larguar nga porti spanjoll Santander në Spanjën veriore dhe janë rrugës për në destinacionin e tyre, ka thënë ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles.

Robles i ka thënë gazetarëve se tanket u larguan nga Santander “së bashku me 20 automjete të rënda transporti” dhe udhëtimi në det do të zgjaste nga pesë deri në gjashtë ditë.

“Për gjashtë ditë duke kaluar nëpër një vend tjetër, ata do të jenë në Ukrainë,” ka shtuar ajo.

Robles ka thënë javën e kaluar se katër tanke të tjera Leopard, përveç gjashtë tankeve aktuale, do të dërgoheshin në Ukrainë pas riparimeve, “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Gjithsej 40 anëtarë të ekuipazhit të tankeve dhe 15 mekanikë janë trajnuar gjithashtu në Spanjë, raportoi Reuters.

Ukraina ka qenë e mbështetur në tanke të vjetruara të epokës sovjetike gjatë gjithë pushtimit rus dhe i ka bërë thirrje Perëndimit për tanke moderne beteje për t’i forcuar forcat e Kievit.

Kërkesat relativisht të ulëta të mirëmbajtjes së Leopard-it, në krahasim me modelet e tjera të tankeve, do të thotë se ai do të jetë veçanërisht i përshtatshëm për nevojat e ukrainasve, kanë thënë ekspertët.

Disa ushtri në mbarë botën përdorin Leopards dhe besohet se ka rreth 2000 automjete Leopard 2, të përhapura në të gjithë Evropën, në nivele të ndryshme gatishmërie.

Në muajt e fundit, SHBA, së bashku me vende të tilla si Polonia, Finlanda dhe Britania e Madhe – u zotuan të dërgojnë tanke në Ukrainë.

Pas presionit ndërkombëtar, Gjermania njoftoi një vendim të madh në janar se do të dërgonte tanke Leopard 2 në trupat e Kievit – duke rritur zemërimin e zyrtarëve të Kremlinit që kërkuan ta cilësonin këtë veprim si një akt agresioni kundër Rusisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika