Tanku serb i shkatërruar, eksponat lufte në fshatin Shqiponjë të Gjakovës

Një ndër tanket më të fuqishme të Ushtrisë së Millosheviqit që u shkatërrua në Kosovë gjatë luftës, është i vendosur në formë të ekspozitës në Memorialin e Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë të Gjakovës. Njëri nga protagonistët e shkatërrimi të këtij tanku ka rrëfyer për RTV Dukagjini ngjarjen dhe operacionin në arritjen e këtij qëllimi

Një ndër tanket serbe të shkatërruara nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë, 1998-1999

Tanku serb i shkatërruar në njërin ndër fshatrat e Dukagjinit është ndër mjetet më të fuqishme luftarake që forcat serbe e kanë përdorur gjatë luftës në rajonin e Dukagjinit.

Pasiqë, fuqia e saj ishte shumë dimensionale, shkatërrimi i këtij tanki u bë një ndër objektivat kryesore të UÇK-së, të pozicionuara në fshatin Shqiponjë të Gjakovës.

Për ta shkatërruar atë ishte artuar një plan nga pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa ish ushatri Selim Ademi, ka rrëfyer për RTV Dukagjini, detajet se si ishte planifikaur shkatërrimi i këtij tanku.

Në këtë zonë, tre ish luftëtarë të UÇK-së vendosën një minë anti-tank. Ndërkohë, rezultatet i panë të nesërmën.

“Unë dhe Arbnori e kemi vendos minën, për sigurinë tonë u kujdes edhe Nezir Neziri, dhe me suksese e vendosem minën. Nesër në mengjes isha duke pushuar dhe kjo tank kishte renë në minë dhe u arritë qëllimi ynë dhe Arbnori më ka thënë se kjo tank shkoi, ndërsa unë i thash edhe tjetra mbas saj…”, ka thënë ish ushtari i UÇK-së, Selim Ademi.

Selim Ademi, ish ushtar i UÇK-së

Pos që e shkatërruan këtë tank, Selim Ademi, thotë se këtu u vranë edhe ushtarë serb të cilët ishin brenda këtij mjeti luftarak.

“Ky është vendin ku ka shpërthyer mina të cilën e kemi vendosur ne dhe sipas mendimit tim, prej 6-7 ushtarëve serb sa ishin këtu, asnjë nuk ka shpëtuar i gjallë”.

Ish pjesëtari i UÇK-së, shton se me shkatërrimin e këtij tanku serb nga radhët e UÇK-së, ishte një ndër dëmët më të mëdha për ushtrinë serbe në këtë zonë.

“Kjo ka qenë arma kryesore, sepse kjo ka pasur tytë të topit dhe armë kundërajëror, dhe me rënien e saj ne jemi ndjerë më shlirë më mirë…”,ka thënë Ademi.

Një ndër tanket serbe të shkatërruara nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë, 1998-1999

Ky tank u shkatërruar nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës, në fshatin Gllogjan të Rajonit të Lugut të Baranit.

Aktualisht ky mjet ushtarak është e vendosur në oborrin e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës” të Gjakovës, në formë eksponati lufte.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika