Taravari: Kurti dhe Rama patën tendenca që të bëhet një listë e përbashkët e partive shqiptare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari,ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë pasur tendenca që të bëhet një listë e përbashkët e të gjitha partive shqiptare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kandidat për president në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë kërkuar që të bëhet një listë e përbashkët e të gjitha partive shqiptare.

Por kjo, siç thotë Taravari, ishte e pamundur.

“Kurti nuk ka ndikim që të bëhet kandidat Arben Taravari ose opozita shqiptare të bashkohet. Madje të jem i sinqertë, e them ekskluzivisht, Kurti dhe Rama kanë pasur tendenca a mund të bëhet një listë e përbashkët e të gjitha partive shqiptare, a ka gjasa? Nuk kemi mundur, ishte mision i pamundur”.

Megjithatë, ai shtoi se të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë një marrëveshje të përbashkët.

“Kemi një marrëveshje ndërmjet krejt partive shqiptare mes vete, nuk hyjmë në qeveri që nuk garanton ndryshime kushtetuese dhe fillim të negociatave”.

Sipas tij, ky është kushti i domosdoshëm për të negociuar me ndonjë parti politike maqedonase.

“Nuk është korrekte të hyjmë në qeveri nëse dalim të dytë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika