Taravari nuk tërhiqet pas humbjes me rreth 40 mijë vota: Vazhdojmë

Kandidati i koalicionit “VLEN”për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ndonëse humbi zgjedhjet presidenciale, megjithatë ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet

Arben Taravari

Kandidati i koalicionit “VLEN” për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ndonëse humbi zgjedhjet presidenciale me një diferencë rreth 40 mijë vota nga kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, megjithatë ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.

Me anë të një postimi në Facebook, shkurtimisht e qartë, Taravari bëri të ditur se do të vazhdojë betejën për garën parlamentare, e cila do të zhvillohet më tetë maj.

“Mirëdita! Vazhdojmë”, shkroi Taravari.

Ky reagim i tij vjen pas numërimit të gati 100 për qind të votave totale.

Ndryshe, me 99,85 për qind të votave të numëruara, Osmani ka grumbulluar plot 120 mijë e 903 vota, apo 13,36 për qind, ndërsa Taravari 83 mijë e 306 vota, apo 9,21 për qind.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika