Tarifat e rrymës pritet të rriten rreth 15 për qind
Tarifat e rrymës pritet të rriten për 15 për qind. Ato pritet të hyjnë në fuqi nga data 1 prill. Kështu bëhet e ditur nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), pas miratimit të të hyrave maksimale të lejuara, të cilat arrijnë në vlerë prej 400 milionë eurosh. Mbledhja e bordit po vazhdon […]
Tarifat e rrymës pritet të rriten për 15 për qind. Ato pritet të hyjnë në fuqi nga data 1 prill.
Kështu bëhet e ditur nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), pas miratimit të të hyrave maksimale të lejuara, të cilat arrijnë në vlerë prej 400 milionë eurosh.
Mbledhja e bordit po vazhdon akoma dhe pas kësaj të fundit pritet që të mbahet një konferencë shtypi.
Bordi i ZRRE-së është duke vazhduar ta mbajë mbledhjen e thirrur për sot. Pas përfundimit, është paralajmëruar një konferencë për shtyp.
Qartësime rreth tarifave, pritet të japë pas mbledhjes Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së.















