Ambasadori rus, Aleksandr Botsan Kharchenko, ka njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se zyrtarisht është anuluar vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në Serbi.

Gjatë takimit me ambasadorin rus në Beograd, kjo është bërë e ditur nga vetë presidenti serb.

“Ambasadori më informoi për arsyet që e pamundësuan ardhjen e ministrit Lavrov në Beograd dhe solli dokumente që e mbështesin këtë…”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se arsyet e anulimit të vizitës, të tregura nga Bocan Kharchenko, do t’i bëjë të ditura përgjatë fjalimit të tij të hënën, nga ora 19:30.

Postimi në rrjetin social “Instagram” nga kreu i Serbisë

Ndërkohë, raportimet për mbylljen e hapësirës ajrore nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për aeroplanin që do të sillte Lavrovin në Serbi, janë konfirmuar mbrëmë nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Të dielën e 5 qershorit, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kishin ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili do ta vizitonte të hënën Beogradin.

Nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte njoftuar se të hënën në orën 10:00, presidenti serb do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Bocan-Kharchenko.

Pak para vizitës në Serbi, ndalohet fluturimi i Lavrovit nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria