Tasholli: Drejtësia ndërkombëtare ndaj Kosovës po aplikon standarde të dyfishta

Ideatori i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli ka reaguar ndaj mënyrës së funksionimit të drejtësisë ndërkombëtare në rastin e gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur shqetësime për standarde të dyfishta dhe trajtim të pabarabartë.

Tasholli, nëpërmjet një postimi në Facebook, u drejtohet qytetarëve europianë me pyetjen se si do ta përjetonin ata nëse në sistemet e tyre të drejtësisë do të kishte raste të ngjashme me ato që, sipas tij, po ndodhin në Kosovë.

Mes tjerash, ai ka kritikuar edhe zgjatjen e proceseve gjyqësore, paraburgimet e gjata pa vendime përfundimtare dhe përdorimin, siç thotë ai, disproporcional të masave restriktive.

“A kishit mujt m’e pranu ju ni drejtësi që zgatet pa fund, që mban njerëz në paraburgim pa aktgjykim përfundimtar, që përdor masa restriktive në mënyrë disproporcionale, e që krijon përshtypjen se standardet nuk janë të njëjta për krejt? Sepse këtu nuk po flitet veç për ni proces gjyqësor. Po flitet për standarde jo të barabarta krahasu me praktikat e European Court of Human Rights, për mungesën e ndjeshmërisë ndaj kontekstit historik të luftës në Kosovë, dhe për krijimin e ni ndjesie të drejtësisë selektive, ku trajtohet kryesisht vetëm njana palë e konfliktit përmes syzave të agresorit. Mos boni në Kosovë diçka që nuk kishit m’e bo në shtetet e jueja. Mos vendosni standarde që qytetarët e juej vetë kishin m’i refuzu e kishin me ju kërku përgjegjësi politike për to, me stupc n’dorë”, ka shkruar Tasholli.

Tutje, Tasholli vlerëson që institucionet e Kosovës, përfshirë Kuvendin, sipas tij duhet të nisin iniciativa për të kërkuar llogari lidhur me mënyrën se si është administruar drejtësia ndërkombëtare në vend, duke përmendur edhe nevojën për hetime ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë për dyshime mbi abuzime dhe dështime në periudhën e pasluftës.

“Ndoshta ka ardh koha që Kosova, përmes Parlamentit dhe komisioneve të posaçme hetimore…, me nis me kërku llogari për krejt mënyrën qysh osht administru drejtësia ndërkombëtare ndaj Kosovës. Prej Salustros deri te Jack Smith. Por edhe për korrupsionin, abuzimet dhe dështimet e zyrtarëve ndërkombëtarë që kanë vepru në Kosovën e pasluftës — emër për emër — shumë prej të cilëve erdhën k’tu me fol për sundim të ligjit, e lanë pas vetes dyshime serioze për mënyrën qysh e ushtrun pushtetin…”, ka shkruar Tasholli.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika